Me rritjen e rasteve me COVID-19, po vazhdojnë edhe vaksinimet në masë të madhe.
Kësaj radhe ka qenë këngëtarja shqiptare, Engjëllusha Salihu, ajo e cila ka treguar se është vaksinuar kundër coronavirusit.
Këtë e bëri të ditur me anë të një postimi të ndarë me ndjekësit në InstaStory.
“Plotësisht e vaksinuar”, ka qenë përshkrimi i fotografisë.
Ndërsa, javë më parë u vaksinua edhe e ëma e artistes, bilbili i muzikës shqipe, Shyhrete Behluli.
Theksojmë që në vend ditëve të fundit është shtuar dukshëm numri i rasteve me COVID-19.
Vetëm sot, u njoftua se kanë rezultuar mbi 2000 persona me coronavirus dhe katër kanë ndërruar jetë.
