Ajo ka vizituar sërish Kosovën.
Dhe, Loredana Zefi natyrisht se ka takuar familjen e saj këtu.
Ndërkohë, reperja e njohur përmes disa storieve të publikuara në Instagram ka treguar se ka dal për darkë me vëllezërit e saj.
Ajo ka zgjedhur të ndajë imazhe bashkë me ta, gjithashtu edhe tavolinën e ushqimi teksa në mbishkrimin e fotos ka shkruar se familja është lumturia.
Ndryshe, Loredana nuk ka zbuluar arsyen e vizitës së saj në Kosovë, vizitë kjo e cila është e dyta më radhë brenda një kohë të shkurt.
Megjithatë, ajo ka publikuar edhe një video me njërin nga policët e Kosovës duke mos zbuluar detaje tjera se përse ka shkuar për vizitë atje.


