Duket se Ben Affleck nuk është i vetmi që i jep dashurisë një shans të dytë.
Së fundmi edhe Jennifer Garner u pa me ish-të dashurin e saj John Miller në New York City për herë të parë që nga gushti i kaluar që u raportua se ishin ndarë.
Ata u fotografuan teksa hynin në një ndërtesë, ku Jennifer kujdesej që dera të rrinte hapur që të hynte Miller.

Dalja e çiftit vjen tre muaj pasi Us weekly raportoi se Garner dhe Miller kishin rindezur romancën e tyre, megjithëse aktorja dhe CEO i kompanisë CaliGroup nuk kanë komentuar mbi statusin e lidhjes së tyre, që kur u lidhën për herë të parë në tetor 2018.