Xhensila dhe Besi kanë nisur pushimet së bashku dhe ca momente i kanë ndarë me ndjekësit në ‘Instagram’.
Këngëtarja ka vendosur t’i marrë rolin Besit dhe rrengjet këtë herë i bën vetë ajo. Teksa bashkëshorti fle, Xhensila e zgjon duke i derdhur ujë të ftohtë në trup dhe reagimin e filmon.
Kaq u desh që video të marrë pafund komente nga të gjithë.
Besi ama premton hakmarrje, vetëm duhet të vijë momenti i duhur.
Kjo nuk është hera e parë që çifti argëtojnë ndjekësit me të tilla video. Ata njihen për rrengje dhe shaka të cilat më së shumti i organizon Besi me sensin e tij të humorit.