Eni ishte veshur me shumë stil sot, por nuk bënte dot foto. E dini pse? Sepse ia kishte marrë bluzën të motrës, Gretës.
Kjo e fundit s’di asgjë e kushedi do i bëjë naming Enit kur ta mësojë. Ndërkohë Eni postoi një video në Instastory duke u shprehur e mërzitur që s’bën dot foto sepse Greta s’ia lë këtë bluzë.
“Meqë nuk bëj dot foto me këtë veshje sepse e zonja e bluzës është Greta dhe unë ja kam vjedhur bluzën, po bëj story të paktën”-shkruan Eni.
Presim tani si do reagojë Greta kur të mësojë që e motra i ka vjedhur bluzën e saj të preferuar.