Olta Gixhari në muajin gusht të vitit që lamë pas solli në jetë fëmijën e saj të parë. Ajo lindi një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Amar. Tashmë Amar është rritur dhe ditën e sotme feston 1-vjetorin e lindjes.
Megjithatë gjatë gjithë kësaj kohe mami Olta është treguar shumë e kujdeshme dhe për asnjë moment nuk e ka zbuluar portretin e të voglit të saj.
Në përvjetorin e parë të bekimit të tyre, Olta dhe partneri i saj kanë organizuar një festë në mesnatë.
Ajo ka publikuar në InstaStory një video ku shihet duke hapur një shishe shampanjë, krahas së cilës ka shkruar:
“Amar fle, po mami dhe babi festojnë për të, je jeta jonë. Gëzuar ditëlindjen tënde të parë”.