E kishit harruar sa të famshme kanë qenë rrobabanjot neon vitet e kaluara?
Epo ja, Chiara Ferragni tani që verës po i vjen fundi i riktheu sërish në modë.
Blogerja e famshme italiane ka postuar një galeri fotosh e veshur si gjithmonë me shumë stil, por duke na bërë të hapim dollapin e të kërkojmë për rrobabanjot neon.
Mirë rrobabanjot, po Chiara është kombinuar deri në detaje nga koka te këmbët duke vendosur dhe syze neon e atlete me lidhëse në këtë ngjyrë.