Rokeri i “Pink Floyd”, Roger Waters fejohet për herë të pestë në moshën 77 vjeçare

Mediale Vip

Rokeri i “Pink Floyd”, Roger Waters fejohet për herë të pestë në moshën 77 vjeçare

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 16:26
Roger Waters

Roger Waters është fejuar sërish, kështu shënohet hera e pestë që ylli i rokut do të martohet.

Një burim thotë se Waters, 77 vjeç, ishte duke ngrënë në Hamptons javën e kaluar kur dëgjuan që ai e prezantoi shoqëruesen e tij me një shoqe si ‘e fejuara’.

Burimi shton se shoqëruesja e tij është e njëjta grua që u shfaq në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Venecia 2019 për filmin e tij të koncertit, “Us+Them”.

Në 2015 u raportua se Roger ishte ndarë me gruan e tij të katërt, Laurie Durning. Çifti u martuan në 2012 pasi jetuan së bashku për 10 vjet.

Divorci shumë milionësh ishte aq i hidhur, tha Durning për Waters gjersa dëshmonte në gjykatë.

Artisti dëshmoi në atë kohë se marrëdhënia ‘ishte prishur në mënyrë të pakthyeshme’.

Rokeri, i cili ka pikëpamje të diskutueshme mbi Izraelin, më pas ishte në lidhje të shkurtër me autoren dhe aktivisten palestineze, Rula Jebreal.

Një burim i tha Page Six në 2016, “Mbaroi sa më shpejt që filloi – ndërsa ranë dakord për shumë çështje, ata nuk mund të gjenin gjuhë të përbashkët për të tjerët. Plus, familjet e tyre nuk u pajtuan. Ajo gjithashtu ishte martuar më parë me një mik të tij”.

Waters gjithashtu ishte martuar me Judith Trim, si dhe aristokraten britanike Lady Carolyne Christie dhe aktoren e “Frankie and Johnny”, Pricilla Phillips. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat