Gazetari Visar Duriqi, ka komentuar sot fotografinë e këngëtarit Gold Ag teksa shihej duke falur namaz në Rrugën e Kombit. Duriqi ka thënë se njeh shumë njerëz që luten pesë herë në ditë, por që nuk i thonë askujt që t’i fotografojë gjatë kohës sa luten.
Derisa këngëtarit Arian Agushi i është referuar si ‘shtetas i Serbisë që s’din me knue”.
“Njoh shumë njerëz që bajnë namaz. 5 herë në ditë bile. Ama, nuk i thonë kerrkujt: boma një foto!, si ky shtetasi i Serbisë që s’din me knue, GoLLd Aga”, ka shkruar Duriqi.

Ndaj këtij komenti të Duriqit s’ka vonuar as përgjigja e Gold Ag, i cili ka publikuar fotografinë e gazetarit Duriqi teksa shihet i gjakosur pas sulmit fizik që i ishte bërë nga persona të panjohur.
“Pa më thuaj kush ta i.. o Visar Duriqi”, ka shkruar Gold Ag, i cili pas pak minutash e ka shlyer postimin.
