Dafina “pushton” ishullin kroat me bukurinë e saj

Mediale Vip

Dafina “pushton” ishullin kroat me bukurinë e saj

Nga: M.L. Më: 22 gusht 2021 Në ora: 20:06
Dafina Kastrati

Ajo sapo ka publikuar këngën më të re të titulluar “Coño” në bashkëpunim me vëllain e saj Rinorin dhe kantautorët ndërkombëtar Sent dhe Nenah.

Pas një vere të ngrakuar plot me punë e muzikë kualitative, këngëtarja Dafina Kastrati, më në fund ka gjetur kohë për pak relaks për vetën e saj.

Gazeta “Bota sot” merr vesh se këngëtarja që po ngjet majat e suksesit edhe në skenën ndërkombëtare, ka shkuar për pushime në ishullin Korçula të Kroacisë.

Në foton e siguruar nga “Bota sot” Dafina duket mjaft tërheqëse me fustanin e saj të shkurtër ku dominon ngjyra e kuqe.

Ne s`na mbetet gjë tjetër, përpos që Dafinës t`i urojmë pushime të këndëshme. Pse jo, pas kthimit nga pushimet këngë edhe më të suksesshme në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat