Dua Lipa feston sot ditëlindjen.
Këngëtarja shqiptare e cila jeton dhe vepron në Britani të Madhe sot feston ditëlindjen e saj të 26-të.
Urimet për Duan ishin të shumta dhe nga persona të ndryshëm e të veccantë. Familjarë, miqë e kolegë nuk hezituan ta urojnë bukuroshen për ditëlindjen e saj.
Pas urimeve nuk munguan as imazhet që publikoi Rita nga festa e ditëlindjes së 26-të.
“Unë jam një luan, nuk mund ta tregosh”, shkroi ajo sipër imazheve që përmblodhi nga festa.
Kujtojmë se Dua nisi karrierën qysh në moshën 16 vjeccare fillimisht si modele, ndërkohë filloi të publikojë në YouTube ‘cover-a’ të këngëve të saja të preferuara.Vëmendjen më të madhe e arriti kur fitoi audicionin për pjesëmarrje në reklamën e ‘X Factor UK’, në vitin 2013.
Kur ishte 19-vjeçare, publikoi këngën e saj të parë, “Neë Love” (2015). Përmes kësaj kënge, ajo fitoi dashurinë e shumë të rinjve në mbarë botën. Po në të njëjtin vit, ajo publikoi këngën e dytë, “Be the One”, këngë e cila e vendosi Duan në majat e top-listave britanike, si artisten më të mirë të re të vitit 2016.
Më pas, Lipa nuk u ndal dhe kështu publikoi këngët e saj të radhës, ku e fundit është ajo me Elton John me titull “Cold Heart”.