Enca është njëra ndër artistet që është gjithmonë aktive në rrjetet sociale për ndjekësit e saj, dhe mjaft e komentuar për format e saj trupore.
Së fundmi përmes një postimi në InstaStory ajo ka zbuluar arsyen e disa kilogramëve të tepërt të saj.
“Kam shtuar peshë këtë vit nga aksidenti në këmbë, por ende ndihem bukur si gjithmonë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos.
Kujtojmë që Enca pas një lëndimi shumë serioz në këmbë, operimit dhe muajsh fizioterapi, u rikthye me disa hite verore.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/23/auto_enca-2-167x3001629722984.png)