“Nuk doja burrë me lekë”, Loredana flet pas ndarjes

Mediale Vip

“Nuk doja burrë me lekë”, Loredana flet pas ndarjes

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 15:06
Mozzik dhe Loredana

Ndarja e Mozzik dhe Loredanës është sërish në vëmendje të mediave dhe kjo është hera e disatë që çifti pëson krizë në marrëdhënien e tyre.

Asnjëri prej tyre nuk e ndjek më njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe ditët e fundit kanë folur për ndarjen e tyre përmes postimeve thumbuese në Instagram.

Ja së fundmi Loredana ka postuar një shprehje me të cilën duket se është dakort e ku shkruhet se nuk dëshironte një burrë me lekë, por që t’i falte kohë, vëmendje dhe të përpiqej për të.

“Nuk kam patur kurrë nevojë për një burrë me para sepse gjithë çka dua është liria, koha, vëmendja dhe përpjekje!”, shkruhen në postim.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat