Sinan Hoxha ka vendosur të bëjë diçka që s’e ka bërë ndonjë artist shqiptar më parë.
Këngëtari ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të publikojë plot 5 këngë, me videoklipe. Dy projektet e para do të publikohen sot në orën 18:00 ndërsa tre të tjerat të mërkurën duke plotësuar kështu albumin.
Sinani ka zbuluar edhe titujt e dy këngëve që do të publikohen sot: “Po lun vallen mo e mira” dhe “E omla dashni”.
Këngëtari bën gjithashtu të ditur se videoklipet janë xhiruar në të njëjtin lokacion.
