Dafina ka zbuluar risi.
Këngëtarja kosovare e cila ka javë që ka paralajmëruar lansimin e albumit të saj sot ka zbuluar këngët që do jenë pjesë e tij.
Janë gjithsej 14 këngë që Dafi do ti përfshijë në album ku shumica prej tyre janë bashkëpunime dhe ende të papublikuara.

Ndërkohë para disa ditësh ajo ka treguar edhe koverin e albumit të saj.
Ndryshe, momentalisht kënga e fundit është “Llafe-llafe” me Lyrical Son, e cila po ashtu do jetë pjesë e albumit.