Modelja, Tuti Sejdiu, për publikun shqiptar u bë e famshme që nga përzgjedhja e saj si “Miss Universe Kosova 2020” , ku do të përfaqësoje Kosovën në sferë ndërkombëtarë.
Bukuroshja nga Gjilani po ashtu mori vëmendje edhe për historinë e saj të trishtë, pasi si fëmijë 13-vjeçar ishte përdhunuar, por edhe i kishte shpëtuar një trafikimi.
Sejdiu tregoi tmerrin që kishte përjetuar kur ishte përdhunuar e trafikuar në moshën 13-vjeçe prej disa personave nga Kosova në Serbi.
Ajo më pas ka treguar së babi i saj gjendet në paraburgim dhe ata nuk dinë asgjë për të pasi që atyre nuk ju lejohet ta takojnë.
Ajo sot në një postim ka treguar së ka qene pjesë e protestës që është organizuar për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj nga dy persona.
“Sot në protestë për MARIGONEN dhe për të gjitha viktimat e dhunës, shantazhimit, kërcënimit, trafikimit. Ti luftojmë këto dukuri të tmerrshme që raste të tilla të mos kemi më”.
“Uroj që organet e drejtësisë ta dënojnë maksimalisht këtë përbindësh. Marigonën nuk e kthejmë dot, por mund te shpëtojmë edhe shumë Marigona të tjera. Raporto dhunën & mos duro”, ka shkruar ajo.