Dukët e Sussex, Princi Harry dhe Meghan Markle kanë dhuruar një shumë të konsiderueshme për shoqatën “Women to Afgan Women” ku kjo e fundit i ka falenderuar publikisht për kontributin e dhënë.
“Jemi shumë mirënjohës për bujarinë e Archëell Foundation në mbështetje të evakuimit të mijëra femrave afgane, fëmijëve, familjeve, përfshirë stafit tonë’, shkruhet në mesazhin e shoqatës.
Shuma që ata kanë dhuruar ende nuk është bërë publike.
Disa ditë me parë, ata janë shprehur se populli afgan tashmë ka nevojë për mbështetjen e të gjithëve pasi kombi i tyre është në rrezik.
“Bota është më shumë e brishtë tani, jemi zemërthyer”, kishin shkruar në faqen sociale të shoqatës së tyre. ’Eshtë e thjeshtë të thuash që jemi të pafuqishëm, por ne mund të vëmë në jetë vlerat tona së bashku. Si fillim ju ftojmë të bashkoheni me ne, për të mbështetur një numër organizatash që bëjnë një punë shumë të vështirë’,-thuhet në deklaratë.