Iggy Azalea është gati të lansojë linjën e saj të grimit, në partneritet me BH Cosmetics.
Reperja australiane 31-vjeçare e ka konfirmuar tashmë linjën e saj të cilën e ka quajtur “Totally Plastic” dhe ka bërë të ditur se zyrtarisht do të lansohet në fund të këtij muaji.
Azalea ka njoftuar javë më parë se ajo do të bëj një pauzë në industrinë e muzikës, për disa vite.
Nuk janë bërë të ditura saktë arsyet e pauzimit të saj, përderisa këngëtarja ka përmendur vetëm disa plane të tjera në jetën e saj.
Iggy është e njohur për hitet e saj si “Fancy” dhe “Work”.