5 sekrete nga Gemma Chan për një lëkurë për t’u pasur zili

Mediale Vip

5 sekrete nga Gemma Chan për një lëkurë për t’u pasur zili

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 06:31
Gemma Chan

Gemma Chan ka qenë pjesë e ekranit si aktore që nga viti 2006, por ajo u bë e famshme vetëm nga "Crazy Rich Asians". Aktorja 38-vjeçare na fitoi zemrat duke luajtur personazhin Astrid. Ndërkohë jashtë ekranit, ajo së fundmi u emërua ambasadore për L'Oréal.

Gemma ndau me Vogue mendimet e saj mbi këtë partneritet, duke treguar edhe disa sekrete të rutinës së saj të bukurisë. Një këshillë për kujdesin ndaj vetes që Gemma mori nga mamaja e saj shumë kohë më parë, ishte që të heqë gjithmonë grimin para gjumit.

"Gjithmonë pastro, tonifiko dhe hidrato," i tha ajo Vogue UK. "Nuk ka rëndësi sa e dehur mund të jesh ose në cilën orë kthehesh, hiq gjithmonë grimin."

Lexoni për më shumë nga sekretet e Gemma-s për kujdesin e lëkurës:

Nuk bën pastrim të plotë të fytyrës çdo natë

Varet vetëm nga sa grim ke vendosur.

"Nëse kam vënë shumë make-up dhe sapo kam ardhur nga puna, mund të kem nevojë për një pastrim më të plotë", tha Chan për Vogue UK. "Por në përgjithësi, nëse lëkura ime nuk ka shumë grim, më pëlqen të përdor një pecetë micelare. Lëkura ime mund të jetë pak e ndjeshme, kështu që më pëlqejnë pecetat e thjeshta micelare – më duken të mira edhe për heqjen e rimelit kundra ujit gjithashtu.”

Image

Ajo gjen ngushëllim në rutinën e saj të bukurisë

"Rutina ime e bukurisë kaloi nëpër faza gjatë izolimit nga pandemia," tha aktorja. "Në fillim ndalova së bëri shumë gjëra. Nuk ishte problem të mos vendosja grim dhe t'i jepja pushim lëkurës sime, si dhe të mos i hiqja vetullat apo të mos shqetësohesha për të larë flokët. Pastaj arrita në një pikë kthese dhe kuptova se duhej t’i bëja këto gjëra për t’u ndier pak më mirë me veten time. Kjo më vërtetoi se një rutinë bukurie është periudha e ditës - edhe kur ke kaq pak kontroll mbi atë që po ndodh në botë - që është koha vetëm për veten tuaj. Është qetësuese dhe medituese. Mund të të ndryshojë vërtet humorin të vendosësh një ngjyrë të ndritshme në buzë ose pak penel, dhe edhe nëse nuk do të shihni askënd gjatë ditës, kjo ju gëzon. Ishte mirë të kuptoje se bërja e atyre gjërave ka të bëjë më shumë me atë se si të bën të ndihesh sesa të përpiqesh të fshehësh ndonjë gjë, ose ta bësh atë për njerëzit e tjerë."

Përdor krem për sytë në të gjithë fytyrën e saj

"Kam një krem vërtet të mirë për sy dhe fytyrë, të cilin e marr me vete - është vërtet i gjithanshëm", tha Gemma. "Mund ta përdorni përreth syve ose fytyrës nëse e ndieni të thatë gjatë ditës, gjë që unë ndonjëherë e bëj."

Përdor një vibrator në sytë e fryrë

Jo, jo ai lloj vibratori!

"Kur sytë më fryhen, unë përdor masazhatorin tim - imiton masazhin e përdorur në kujdesin tradicional aziatik të lëkurës," tha ajo për InStyle. "Duket si një vibrator, kështu që unë e quaj atë ‘sybratorin tim’ [qesh]. Ndoshta dukem qesharake kur e përdor në makinë ose kur kaloj doganat në aeroport, por është kaq qetësues."

Beson në fuqinë e kujdesit të lëkurës para grimit

Aktorja e vlerëson kohën e saj në karrigen e grimit duke mësuar nga artistët e kozmetikës. Sekreti i grimit të mirë qëndron te përgatitja.

"Në të kaluarën kur kam pasur lëkurë mjaft të dehidratuar, përpiqesha ta mbuloja atë thatësi me fondatinë ose diçka tjetër, ndërsa tani jam më shumë për të bërë parapërgatitjen dhe për t'u siguruar që lëkura ime është e hidratuar së pari. Unë zakonisht nuk mbaj fondatinë në të gjithë fytyrën time, por vetëm aty ku më duhet. Kjo është ajo që kam mësuar nga artistët më të mirë - ata janë shumë të kursyer në atë që përdorin," -tha ajo për Bazaar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat