Kim Kardashian dhe Kanye West njoftuan ndarjen e tyre në shkurt. Arsyet u diskutuan, u fol për ndarjen e pasurive, kujdestarinë e fëmijëve, e madje edhe një flirt me modelen Irina Shayk.
Pra, imagjinoni surprizën e publikut të stadiumit të Çikagos kur, gjatë prezantimit të albumit "Donda", Kim u shfaq me një fustan nusërie. Një befasi e vërtetë që u jep fansave të çiftit shpresë për një kthim mbrapa.
Kanye West, i cili ka njoftuar se do të ndryshojë zyrtarisht emrin e tij në Ye, ka prezantuar albumin e ri "Donda" në stadiumin “Soldier Field” në Çikago.
Mes shumë të ftuarve në ngjarje për t'u ngjitur në skenë, një moment I la të gjithë pa fjalë. Kim Kardashian u shfaq e veshur si nuse, me një fustan të gjatë të bardhë, me një vello që mbulonte fytyrën e saj. Ajo iu bashkua reperit teksa ai performonte në skenë.
Fansat e çiftit tashmë shpresojnë për një rikthim. Kim dhe Kanye kanë katër fëmijë dhe dashuria e tyre bëri që miliona ndjekës të ëndërrojnë, derisa ndarja erdhi krejt papritur.
Megjithatë, sipas revistës TMZ, fustani i nusërisë ishte thjesht për show, pasi në realitet të dy nuk kanë ndërmend të kthehen së bashku por se "do mbeten përgjithmonë një familje".