Altuna Sejdiu – Tuna do t’u dalë në ndihmë fëmijëve me nevojë.
Ajo përmes një postimi në InstaStory, ka zbuluar se do të jetë pjesë e organizatës zvicerrane “For children smile”, organizatë e cila u del në ndihmë fëmijëve me nevojë. Fëmijëve të sëmurë, të luftës apo të goditur nga ndonjë fatkeqësi natyrore.
Donacioni është njëra ndër mënyrat për të mbështetur fëmijët, kështu shprehet organizata.
Burime të Prive.al kanë hulumtuar se Tuna do të bëjë një udhëtim disa ditor në Siri, ku do të takojë fëmijët me nevojë.
“Gati për udhëtimin tonë”, shkroi artistja në mbishkrimin e fotos të publikuar në InstaStory.