Rinian Leka, ish-konkurrenti i “Për’puthen”, pranoi para disa javësh se kishte gjetur dashurinë e jetës. Ai tha se është njohur me një vajzë jashtë programit dhe se zemra ka filluar t’i rrahë.
“Zemra ka rifilluar të rrahë. Njohja ka ndodhur, tashmë them se jemi në fazën e dashurisë. Nuk ka lidhje me ‘Për’puthen’, as me showbiz-in. Kemi pasur një kontakt kur po lija programin”, rrëfeu ai.
Më herët, Riniani vendosi ta prezantojë vetë publikisht partneren e tij. Ai publikoi një foto përkrah saj, duke treguar se është i dashuruar kokë e këmbë.
“Buzëqeshja e saj”, ka shkruar Riniani përkrah fotos me partneren dhe që atëherë ata shfaqeshin mjaft të lumtur së bashku.
Gjithashtu ai e etiketoi në postim, duke zbuluar se partnerja e tij quhet Anisa Berliku. Në profilin e saj në Instagram, shkruhet se punon si avokate në Spanjë dhe se është nënë e një vajze të quajtur Chloe.
Mirëpo, duket se romanca e tyre nuk ka zgjatur shumë.
Ndjekësit e Rinianit kanë nisur vëzhgimet dhe kanë vënë re detaje që i kanë bërë të aludojnë se i ka dhënë fund lidhjes. Ai nuk e ndjek më në rrjete sociale Anisën, ndërkohë që akoma mban foto me të.
Nga ana tjetër, ajo e ndjek, por i ka fshirë të gjitha postimet bashkë me të, duke bërë që të lindin dyshimet.
Akoma nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes dyshes, por kjo mbetet për t’u parë në vazhdim.