Reperja e njohur nga Prizreni, Tayna, ka nisur pushimet prej disa ditësh.
Dhe momentalisht ndodhet në Turqi.
Ajo ditën e djeshme (e shtunë) solli disa imazhe të reja, me anë të të cilave mori vëmendje me stilin dhe markat e shtrenjta.
Artistja shqiptare u pa të ketë veshur një këmishë të markës Balenciaga, syze Dior, atlete të brendit Prada e po ashtu mbante një çantë Balenciaga.