Këngëtari, që hezitoi të merrte vaksinën por që më vonë iu lut familjes së tij për të bërë një gjë të tillë, ka vdekur në spital nga COVID-19.
Bëhet fjalë për Marcus Birks, 40 vjeç nga Staffordshire, i cili vdiq të premten sipas disa raportimeve që janë bërë.
Partnerja e tij, e cila momentalisht është shtatzënë shkroi: “Dhimbja që ndjej duke e shkruar këtë është e padurueshme, zemra ime u copëtua, shpirti dhe bota ime u shkatërrua plotësisht”.
“Unë i dhashë atij një premtim se do t’i tregoj djalit tonë çdo ditë se sa shumë e do atë, sa i veçantë është dhe se do të ishte babai më i mirë që një djalë do të dëshironte ndonjëherë”.
Para vdekjes, Birks tha se ai rrallë sëmurej kështu që nuk shqetësohej për coronavirusin. Ai shtoi se informacioni mbi vaksinën ishte shtrembëruar nga rrjetet sociale dhe teoricienët e komplotit.
I njëjti kishte qenë në njësinë e kujdesit intensiv në Spitalin Universitar Royal Stoke.
“Kur ndiheni sikur nuk mund të merrni frymë sa duhet, është ndjenja më e frikshme në botë”, tha ai.
“Gjëja e parë që do t’i them familjes time është të marrë vaksinën dhe këdo që shoh”.