Ndahet nga jeta aktori i preferuar i filmit të famshëm të animuar

Mediale Vip

Ndahet nga jeta aktori i preferuar i filmit të famshëm të animuar

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 12:35
Foto Ilustrim

Ed Asner, është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare.

Aktori i njohur, Ed Asner, është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare. Lajmi i trishtë u konfirmua nga familja e tij gjatë ditës së djeshme përmes një deklarate.

“Na vjen keq të themi se i dashuri ynë vdiq këtë mëngjes në mënyrë paqësore. Fjalët nuk mund të shprehin trishtimin që ndjejmë. Me një puthje në kokë, natën e mirë baba. Ne të duam”, thuhet në deklaratën e familjarëve të tij.

Ed Asner, shtatë herë fitues i “Emmy Awards” e filloi karrierën e tij në teatër. Në vitin 1960, mori rolin e tij të parë në Broadway përballë Jack Lemmon. Ai bëri debutimin e tij në televizion në vitin 1957. Ai pushtoi ekranin me rolin e gazetarit Lou Grant në komedinë e suksesshme “The Mary Tyler Moore Show” dhe më pas në serialin dramë, i cili u bazua në personazhin e tij “Lou Grant”.

Në vitin 2009, u bë i njohur për një brez të ri publiku duke luajtur Carl Fredricksen në filmin e animuar “Up”.

Ed Asner pati më shumë se 300 paraqitje filmash dhe ishte mjaft aktiv në vitet ’70 dhe ’80. Kohët e fundit, ai mori pjesë në seritë “Cobra Kai”, ku luajti Johnny Laërence, Sid Ëeinberg, “Grace and Frankie” dhe “Dead To Me”.

Image

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat