Është një prej supermodeleve më të suksesshme në botë, por Naomi Campbellit i është dashur të bëjë sakrifica për të mbërritur këtu. Një prej tyre, ishte familja. Duke vënë profesionin në plan të parë, Naomi nuk arriti të hidhte dot rrënjë.
Ajo nuk u martua kurrë. “Sakrifica e vërtetë është gjetja e një shpirti binjak që të kupton. Unë jam e fortë, por gjithashtu jam e ndjeshme. E di që në marrëdhënie, më duhet të bëj kompromise,” është shprehur së fundi.
Modelja ka pasur disa lidhje publike, por asnjëra nuk përfundoi në kurorëzim. Në vitin 1993, ajo u fejua për pak kohë me basistin e U2, Adam Clayton.
Më pas, u fejua me Flavio Briatore, një biznesmen italian, me të cilin u nda në 2002-shin, pas katër vitesh lidhje.
Naomi ka qenë gjithashtu e lidhur me Leonardo DiCaprio, Usher dhe Robert DeNiro në të kaluarën – si dhe me ish-këngëtarin e One Direction, Liam Payne dhe reperin britanik Skepta. Ajo vetëm tani që u bë nënë thotë se ndihet e plotësuar, por sërish nuk tregon asgjë rreth vajzës.