Leni Klum është 17 vjeç, dhe duket e ka të qartë rrugën që do të ndjekë: vajza e supermodeles Heide Klum duket e destinuar të ecë ne hapat e të ëmës! Leni i ka hyrë rrugës së modelingut dhe sfiloi së fundi për “Dolce Gabbana” ku pati të gjithë mbështetjen e të ëmës, me të cilën bënë dhe “matchy matchy”.
“Njësoj si mami”- ka shkruar vajza, e cila duket qartë se është krenare për të ëmën.
Leni erdhi në jetë nga lidhja e Heidi me milionerin Italian, Flavio Briatore, por ai nuk është përfshirë shumë në jetën e saj.
Heidi ka dhe tre fëmijë të tjerë nga martesa me këngëtarin, Seal.