Çifti i njohur i showbiz-it, Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë vaksinuar kundër Covid-19. Këtë moment ata e kanë ndarë me ndjekësit e tyre teksa kanë marrë dozën e parë të vaksinën Pfizer.
“Unë dhe tmerri nga gjilpërat. Unë zgjodha vaksinën Pfizer. Ju sugjeroj të ecni me hapin e shkencës dhe të bëni vaksinën. Duhen injoruar plotësisht teoritë e gabuara që kundërshtojnë marrjen e vaksinës.“, shkruan Eni.
Po ashtu, dhe Genci ka publikuar në InstaStory momentin e vaksinimit të tij.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/September/01/auto_enikociiii_241166572_349384406924187_8113956569773613655_n-640x1137-300x5331630507411.jpg)
“U vaksinuam dy njerëz. Njëri në krah dhe tjetri në gjoks”, shkruan Genci krahas fotos.