Një torte në InstaStory.
Kaq mjaftoi që të “marrë dhenë” lajmi i shtatzënisë së Ryva Kajtazit mbrëmjen e djeshme.
Në fakt, s’bëhet fjalë për një tjetër pritje të ëmbël të këngëtares e cila duket se është rehat dhe e përmbushur shpirtërisht me vajzën dhe djalin e saj.
Pasi në adresë të Ryvës erdhën mesazhe e madje një pjesë e portaleve nisën të shkruajnë për këtë gjë, këngëtarja u desh të reagojë.
Përmes Instagramit, ajo sqaroi se torta ka qenë për një mike të saj dhe jo për të.

Shumë zhurmë në adresë të Ryvës për asgjë!