Momenti kur Elvana Gjata ngatërrohet teksa këndon “live”

Mediale Vip

Momenti kur Elvana Gjata ngatërrohet teksa këndon “live”

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 19:22
Elvana Gjata

Në muajin prill, këngëtarja e njohur, Elvana Gjata publikoi mini albumin e saj, “Çelu” për të cilin kishte bashkëpunuar me dy nga artistët më të mirë të muzikës në Shqipëri, Pirro Çako dhe Darko Dimitrov.

Mini albumi përmban shtatë këngë të reja, të cilat janë më së shumti balada: “A po vjen”, “Drandofilat”, “Jeta ime”, “Vendi im”, “Kur jemi dasht”, “Kunadhe” e “Mos u ngut”.

Këto këngë, Elvana i interpretoi “live”, ku në një moment gjatë performancës është ngatërruar.

Teksa po këndonte “A po vjen”, ajo u ngatërrua me tekstin dhe ndaloi.

“Ah ta marrtë dreqi! Ta marrtë dreqi me këtë strofën e dytë. Edhe një herë, më falni”, tha këngëtarja e nervozuar, moment të cilin e ndau me ndjekësit në Tik Tok dhe Instagram.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat