Nora Istrefi ia bën botës fare të qartë raportin me Robertin

Mediale Vip

Nora Istrefi ia bën botës fare të qartë raportin me Robertin

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 20:54
Nora Istrefi dhe Robert Berisha

Nora Istrefi reagoi si asnjëherë për ata që flasin për të dhe Robertin.

“Nuk e di sa është e rrugës, të sqarohem për herën e 100-të, por në fakt më shumë më shqetëson mendësia sesa shkrimet për raportet tona me Robertin. E kam thënë, do ta them, e do vazhdoj të mbroj kauzën që pas çdo ndarje, kur fëmijët janë në mes, lumturia e tyre është primare (hiq anash inatet ballkanike, thashethemet dhe paragjykimet). Unë do vazhdoj të kaloj kohë me babain e Renees përderisa ajo është e lumtur, ndërsa në raportet tona personale s’ka ndryshuar asgjë, përveç një miqësie korrekte: nuk e di a ju lumturon ky sqarim, por do doja më shumë të jetë informues”, shkroi Nora.

Disa ditë më parë, çifti pushtoi mediat rozë me largimin së bashku lër pushime.

Image
Postimi i Nora Istrefit

Nga ky pushim i përbashkët me vajzën, u mor shkas që të dalin fjalë se ata po rikuperojnë raportin, por Nora i tha të gjitha dhe ribashkim nuk ka. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat