Babai i Britney Spears akuzohet se po përpiqet të zhvasë vajzën e tij

Mediale Vip

Babai i Britney Spears akuzohet se po përpiqet të zhvasë vajzën e tij

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 09:35
Britney Spears dhe babai i saj

Avokati i Britney Spears ka hedhur akuza ndaj babait të saj, Jamie se po përpiqej të merrte 2 milionë dollarë si kusht i dorëheqjes së tij si kujdestar. Mathew Rosengart kërkoi dorëheqjen e Spears si kujdestar ligjor i pasurisë së këngëtares, një pozicion që e ka mbajtur për 13 vjet.

“Britney Spears nuk do të zhvatet nga babai i saj. Zoti Spears nuk ka të drejtë të përpiqet të mbajë peng vajzën e tij duke vendosur kushtet e largimit.“, tha avokati. Në Korrik, Spears kërkoi zyrtarisht që gjykata të hiqte babanë e saj si kujdestar dhe ta zëvendësonte me një tjetër.

Britney e përshkroi këtë marrëveshje si abuzive prandaj donte t’i jepte fund kujdestarisë ndërkohë që i ati pohon se ka vepruar vazhdimisht në interesin më të mirë të vajzës së tij.

Gjykata pritet të marrë parasysh kërkesën e saj në seancën e 29 shtatorit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat