Teuta Selimi ka vite që është pjesë e estradës shqiptare, duke numëruar kështu një karrierë të gjatë muzikore.
Përveç se aktive me projekte muzikore, këngëtarja një kujdes të veçantë i ka kushtuar gjithmonë edhe linjave të saj trupore.
Kjo duket qartë edhe në paraqitjen e saj të fundit, ku ani pse 45 vjeçare, trupi i saj është për t’u pasur zili.
Me një fustan ngjyrë hiri, të shkurtër, e rregulluar deri në detaj, këngëtarja ka tërhequr vëmendjen me fotografinë e fundit.
Ndryshe, ajo është përfolur se ka kryer edhe operacione plastike në fytyrë, por që ajo vetë ende nuk ka pranuar një gjë të tillë.
