Ed Sheeran për të shënuar 10-vjetorin e albumit të tij debutues mbajti koncert falas

Mediale Vip

Ed Sheeran për të shënuar 10-vjetorin e albumit të tij debutues mbajti koncert falas

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 15:26
Ed Sheeran

Ed Sheeran dhe gruaja e tij, Cherry Seaborn u fotografuan teksa po dilnin nga ‘O2 Shepherd’s Bush Empire’ në Londër të enjten mbrëma, pasi këngëtari organizoi një koncert falas. 

30-vjeçari, dukej në humor ndërsa u largua nga vendi pasi mbajti koncertin për të festuar 10-vjetorin e albumit të tij debutues “+”. Ed u shoqërua nga Cherry, 29 vjeçare, e cila ishte aty për të mbështetur burrin e saj, shkruan DailyMail.

Muajin e kaluar, Ed paralajmëroj albumin e tij të ardhshëm “=” ( që shqiptohet i barabartë), dhe pritet të lansohet më 29 tetor. Këngëtari ka publikuar një listë prej 14 këngësh që do të përfshihen në album.

Image

Krijuesi i hitit “Thinking Out Loud” detajoi sesi albumi është “me të vërtetë personal” dhe konfirmoi se ai e sheh këtë si “albumi të pjekurisë”, pasi u bë baba dhe u martua që kur lansoi ​​albumin e tij të fundit.

Ed ka zbuluar se jeta e tij ka ndryshuar shumë gjatë viteve të fundit pas martesës dhe ardhjes në jetë të vajzës së tij, Lyra Antarctica

Në një deklaratë, ai tha: “Albumi është shumë personal dhe një prej atyre që ka shumë domethënie për mua. Jeta ime ka ndryshuar mrekullisht gjatë viteve të fundit, jam martuar, jam bërë baba, përjetova humbje, dhe reflektoj mbi këto tema gjatë rrjedhës së albumit. E shoh si një album të pjekurisë, dhe mezi pres ta ndaj këtë kapitull me ju”.

Image

Katër herë fituesi i çmimit “Grammy” bëri një pushim nga puna dhe rrjetet sociale në fund të vitit 2019, pas dy vitesh turne me albumin e tij më të shitur “+”. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat