Rikthehet këngëtari shqiptar i vetmi në Kroaci me një super projekt

Mediale Vip

Rikthehet këngëtari shqiptar i vetmi në Kroaci me një super projekt

Nga: Maksim Gjoka Më: 4 shtator 2021 Në ora: 09:14
Valentin Kuqi

"Në shikim të parë" kështu quhet kënga e sapo ardhur nga artisti Valentin Kuqi.

Mësojmë se teksti dhe melodia është krijuar nga vetë këngëtari ndërsa ka bashkëpunuar edhe këtë herë sërish me produksionin Dream Films ( Mërgim Hyseni) nga Gjilani ku rezultati i këtij bashkëpunimi është mjaft pozitiv, ndërsa inçizimi dhe orkestrimi është realizuar në studion Inrecords te Albosi.

Kjo është kënga e tretë por e dyta me klip ardhur nga Valentini i cili duhet të theksojmë se është i vetmi këngëtar shqiptar që jeton në Kroaci e që megjithëse që kur ishte 3 vjeç jeton atje këndon vetëm në gjuhën shqipe.

Për xhirimet e klipit të ri ai ka zgjedhur Prizrenin e bukur e megjithëse kënga ishte e gatshme që 2 vjet por për shkak të pandemisë dhe duke qenë se ai jeton larg u desh të realizohet vetëm gjatë kësaj vere.

Këngën mund ta ndiqni më poshtë e ia vlen ta dëgjoni e ta klikoni.BS

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat