Të kërkosh mundësi të reja për jetën që dëshiron të kesh është krejt e zakontë.
Aq e zakontë sa nëse dikur, për vendime të tilla do të mjaftoheshe vetëm me mendimin e njerëzve të shtëpisë, sot pyetje të tilla shtrohen në një rreth më të gjerë siç është rrjeti.
Kjo dilemë duket se ka kapur edhe prezantuesen Dojna Mema, e cila ka pyetur ndjekësit e saj se çfarë të bëj, të iki a të rrijë, përmes fotove të marra në aeroport, njëra që tregon duke ikur e tjetra duke ardhur.
Të shohim tani se ç'do të bëjë Dojna dhe kë do të dëgjojë; ndjekësit apo zemrën e saj.
Kujtojmë se Dojna është në një lidhje me këngëtarin shqiptar që jeton në Francë, Vlashent Sata dhe largësia mes dy vendeve ndoshta po e luhat Dojnën për vendime të mëdha.