Mëngjesi i djeshëm për familjen Selaci si dhe për njerzit që e njihinin atë ka filluar në zi, pasi grimerja vushtrriase, Liberta Selaci, ndërroi jetë.
Lajmi u bë i ditur nga vëllau i saj ku ka njoftuar se kishte qenë edhe në pritje të ëmbël.
Por, grimerja e njohur si duket kishte lidhje familjare edhe me moderatorin e njohur, Alaudin Hamiti, prezentuesi i emisionit “NIN” e ka shpërndarë në rrjetet sociale lajmin për vd.ekjen e hidhur ku ka shkruar se kishte qenë vajza e dajës së tij “Pastë dritë shpirti saj, vajza e dajës iku në amshim!”, ka qenë shkrimi i Hamitit bashkangjitur me fotografinë e Libertës dhe njoftimin e vëllaut të saj për vdekjen.
Kujtojmë se e ndjera ishte e infektuar me Covid-19 dhe kishte ditë që po ballafaqohej me këtë sëmundje të rëndë.