Artisti, Sinan Hoxha sot feston ditëlindjen dhe këtë e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij, Andrra Destani.
Bukuroshja ka postuar imazhe nga momente të lumtura me partnerin duke i bërë një dedikim të veçantë për përvjetorin e lindjes,.
“Zhytem cdo dite ne thellesine e syve te tu, perhumbem teksa lexoj dashurine e jetes ne to! Ditet e mia, prej se te kam pare, njohin vetem trajektoren e lumturise. Kam privilegjin, te gezoj familjen qe me fale, strehen tone te dashurise qe na ngroh zemrat nen bekimin e dy engjejve tane. Te dua sa s’mund ta them e as ta shkruaj, te dua cdo cast e me shume, ne cdo frymemarrje, ne cdo perkedhelje, ne cdo puthje… Gezuar ditelindjen, festa ime e jetes!”, ka qenë shkrimi i Andrës që ka bërë bashkangjitur me fotografitë në Instagram.
Kujtojmë se çifti ka disa vite që janë martuar dhe kanë dy djem së bashku.