Habit modelja: Ronaldomund ta pësojë si unë

Mediale Vip

Habit modelja: Ronaldomund ta pësojë si unë

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 12:37
Natacha Rodriguez

“Unë u lëndova nga mënyra se si ai më hodhi tutje, duke më bllokuar në Instagram pasi flinim bashkë. Edhe tani më dhemb akoma”.

Kështu ka deklaruar një modele, e cila pretendon se ka pasur një lidhje me futbollistin e famshëm, Cristiano Ronaldo, pak para se të njihej me Georgina Rodriguez.

Madje 25-vjeçarja, Natacha, e ka paralajmëruar modelen e famshme që të ketë kujdes tani që futbollisti 36-vjeçar ndodhet në Mançester, pasi mund të përfundojë si ajo.

“The Sun” shkruan se Ronaldo, i cili kthehet në Mançester United kundër Newcastle të shtunën, thuhet se i ka dërguar mesazhe fshehurazi Natacha Rodriguez, për dy muaj para se të flinte me të, jo shumë kohë pasi u takua me partneren e tij 27-vjeçare, Georgina Rodriguez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat