Enrique Iglesias po mendon të tërhiqet nga muzika.
Të premten, këngëtari zbuloi gjatë një bisede me Ricky Martin dhe Sebastian Yatra, ku promovuan turin e ri (që do nisë shumë shpejt), se ka ndërmend që të heqë dorë.
“Ky mund të jetë albumi im i fundit. Nuk është diçka që po e mendoja vetëm tani. Në fakt ka vite që dua të tërhiqem nga muzika”, u shpreh 46-vjeçari.
Albumi që quhet ‘Final’, do ketë dy volume, pranoi Enrique dhe pas tyre mbaron çdo gjë. “Jam në atë periudhë të jetës që po e mendoj seriozisht ta mbyll. Në fakt kam dashur ta bëjë këtë që prej 2015-ës. Do vazhdoj të shkruaj këngë, por në një tjetër mënyrë. Nuk do ketë më albume apo punë si të tanishmet”, përfundoi fjalën këngëtari.
Fansat nuk e kanë pritur mirë këtë lajm, por mesa duket vendimi i Enriques është i pandryshueshëm.