Tea Trifoni është njëra ndër femrat më të përfolura në estradën shqiptare.
Ish-konkurrentja e “Përputhen”, kohëve të fundit ka qenë në krye të mediave rozë pas ndarjes me ish-partnerin e saj Beart Rexhepin.
Tea vazhdoi duke marrë vëmendje kur tha se ajo tashmë është në një lidhje serioze me të dashurin e ri i cili nuk është një fytyrë publike dhe se janë takuar rastësisht përmes Fation Kuqarit.
Së fundi ajo ka publikuar një kolazh fotografish nga pushimet e verës ku në fund ajo shtoi edhe një imazh të partnerit mirëpo sërish ka vendosur që të mos ia zbulojë tërësisht portretin atij.
