Jakub Kindl është bërë kapiten i skuadrës së tij për sezonin sportiv 2021-2022.
Lajmi është dhënë nga përfaqësuesja Hc Plzen, ku Jakub nënshkroi kontratë së fundmi. Urimin e parë e dha Afërdita, e cila shkroi: “Urime bashkëshortit tim që u bë kapiten i skuadrës. E meriton. Të dua”.
Jakub është arsyeja pse Afërdita dhe i biri u larguan nga Amerika për t’u zhvendosur në vendlindjen e sportistit prej angazhimeve të shumta sportive.
Afërdita ka rrëfyer se për rreth një vit do jetë në Europë dhe do ndjekë ngë afër karrierën e bashkëshortit të saj.
