Blogerja shqiptare Jetmira Avdili ka demantuar raportimet se ajo ka dashur të bëj vetëvrasje, pas kërcënimeve që ka marrë nga komentuesit.
Ajo ka thënë se një llogari në tik tok po ia keqpërdor emrin dhe videot e publikuara të saj, për ta manipuluar publikun.
Avdili ka sqaruar se kjo llogari false në emrin e saj ka publikuar një video ku shihet duke kënduar këngën e një këngëtareje bullgare, derisa në mbishkrim ka shkruar kinse bëhet fjalë për këngë serbe. Pas kësaj Avdili ka marr shumë komente fyese dhe kërcënuese.
“Sot ajo e ka marr atë video dhe ka shkruar se unë dua të bëj vetëvrasje. Unë kurr në jetë nuk kam folur për vetëvrasje. Unë ju kam ndihmu njerëzve që kanë dashur ta mbysin vetën, e unë sot të dal dhe të them po dal ta mbys veten?”, ka thënë ajo.