Dua Lipa po i gëzohet suksesit të radhës.
Këngëtarja e njohur nga Kosova, e cila ka arritur famë ndërkombëtare, Dua Lipa po shënon karrierë shumë të suksesshme në muzikë.
Dua Lipa njihet si një fenomen i ‘pop-it’ dhe ka pushtuar botën e muzikës me shpejtësi të madhe duke u bërë kështu si njëra ndër këngëtaret më të kërkuara në botë.
Ajo sot përmes Instagramit ka lajmëruar se kënga e saj “Levitating” tashmë ka arritur sukses të madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Levitating” është certifikuar si 4 herë platin nga RIAA Certification në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe po i gëzohet këtij suksesi mjaft shumë.
