Sara Hoxha dhe reperi i njohur Ledri Vula janë ndër çiftet më të komentuar në show bizin shqiptar.
Çdo postim i tyre kthehet në lajmin e ditës duke u komentuar kështu nga të gjithë.
Kjo ka ndodhur edhe së fundmi në një postim që Sara ka hedhur në Instastory-in e saj, ku në foto shihet Ledri.
Në një darkë romantike, Sara ia kishte vënë këtë mbishkrim fotos: “Avash se na hëngre me sy”.
Kujtojmë se çifti para disa muajsh janë bërë prindër për herë të parë të një vajze.