Ajo ndau dhimbjen me fansat dhe ndjekësit.
Morena Taraku njoftoi se Eronit Sermaxhaj sot ka ndërruar jetë.
Përmes disa imazheve bashkë me të ndjerin, këngëtarja shprehi dhimbjen e saj duke i bërë edhe një dedikim.
“Unë do të tregoj ty për të kur do takohemi përsëri miku im. Më mungon çdo sekondë me ty. Eroo im”, kanë qenë fjalët e Morenës, e cila në vazhdim të postimeve të saj publikon edhe disa momente tjera me të.
Ndryshe, Eronit Sermaxhaj ishte i lidhur shumë me estradën shqiptare, veçanërisht me Morena Tarakun dhe Feron.
Theksojmë se, shkaku i vdekjes së tij ishte një sëmundje e rëndë e cila po e shoqëronte prej 4 vjetësh.


