Ai nuk e harron kurrë vendlindjen dhe mundohet që megjithëse jeton në Amerikën e largët ta vizitojë atë.
Po flasim për Albis Party i cili në këtë kohë të vështirë udhëtimesh për shkak të pandemisë ai ka qenë pët pushime në vendlindje.
Ai ka zgjedhur së bashku me familjen e tij bregdetit e bukur të vendlidjes së tij Ulqinin si shumë e shumë shqiptarë e bashkëatdhetarë.
Por jo vetëm pushimi ka qenë arsyeja e tij z. Nika ka pasur dëshirë dhe kishte çdo gjë gati të zhvillonte manefestimin e bukur "Diaspora në Vendlindje" por për shkak të Covidit nuk u mbajt.
Ai ka treguar se ka qenë i kënaqur se si komuna e Ulqinit dhe organizatat turistike kanë qenë të gatshme përkrahur atë në këtë super organizim.
Por këto takime organizatorit të sukseshëm në Diasporë sidomos në Amerikë, Albis Party i shërbyen për lidhje e bashkëpunime të frytshme në një vit tjetër duke shpresuar pa pandemi.
Ai mori jo vetëm përkrahje por do të mbahet çdo verë një aktivitet i tillë, më e madhe duke menduar për dy netë një në anën e malit e tjetri në qytetin e tij të bukur Ulqinin duke përfshirë Diaspora nga të gjitha trevat.BS
![Image](/media/botasot.info/images/2021/September/09/auto_240370469_4529407747104272_1587460720709540542_n1631190685.jpg)