Këngëtares shqiptare i vdiqën dy njerëz të dashur nga shpërthimi në Tetovë

Mediale Vip

Këngëtares shqiptare i vdiqën dy njerëz të dashur nga shpërthimi në Tetovë

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 17:45
Elita Ziberi

Maqedonia e Veriut ka shpallur tre ditë zie në vend, në nderim të humbjeve të jetës në orët e mbrëmjes së djeshme si pasojë e flakëve që pushtuan spitalin modul të Tetovës, ku ishin të shtruar pacientë që trajtoheshin për covid-19.

Fatkeqësisht zjarri që zgjati për 2 orë mori jetën e 14 pacientëve.

Këngëtarja e njohur, Elita Ziberi ka folur rreth ngjarjes që në momentet e para duke e përshkruar si një tmerr të përjetuar :

“Ishte një tmerr, ende dridhem kur e mendoj. Ka shumë persona të vdekur, ca thonë 20, ca thonë më shumë. Por në qytet vinte era e rëndë, gjithçka u shkrumbua. Nuk e mendoj se është reaguar shumë shpejt, njerëzit krejt janë djegur. Ka pasur disa persona që kanë shpëtuar. Jam shokuar, nuk e di…” është shprehur këngëtarja për “Breaking”.

Ajo gjithashtu njoftoi se në këtë tragjedi ka humbur jetën mikja e saj 29 vjecare e cila ndodhej në spital për të ndihmuar nënën e saj e cila trajtohej aty. Sipas Zyberit, reagimi ka qenë i vonshëm duke lënë gjithcka të shkrumbohej. Mikja e këngëtares mësohet se ka humbur jetën së bashku me nënën e saj .

Autoritetet maqedonase po punojnë vazhdimisht për zbardhjen e kësaj ngjarjeje teksa media ka hedhur dyshime mbi strukturën dhe gabimet në ndërtim të spitalit që janë raportuar disa ditë më parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat