Rihanna ka hequr dorë nga padia kundrejt të atit disa javë para se gjyqi të mbahej. Ronald Fenty sipas këngëtares po keqpërdorte emrin e saj për të përfituar për kompaninë e tij.
Kjo çështje u hap për herë të parë në vitin 2019 dhe ishte caktuar të shkonte në gjyq më 22 shtator, por Rihanna u tërhoq të martën më 7 shtator.
Këngëtarja ka paditur babanë e saj dhe partnerin e tij të biznesit, Moisiu Joktan Perkins për reklama të rreme dhe shkelje të privatësisë. Rihanna u bazua në akuzat sipas të cilave në 2017-ën, i ati dhe Perkins krijuan një kompani të quajtur “Fenty Entertainment”, me pretendimin se kjo kompani kishte lidhje me Rihanna-n.
Mediat shprehen se gjasat janë që këngëtarja dhe i ati të kenë bërë kompromos jashtë dyerve të gjykatës, ndaj padia u tërhoq.
Rihanna ka folur shpesh për raportin e keq me babain e saj, i cili sipas saj përdorte drogra që kur këngëtarja ishte fëmijë.