Lori Hoxha ka publikuar një album fotosh nga vera e këtij viti që deri tani e kishte mbajtur ca të fshehtë e me postime të rralla. Në foto bien në sy ngjyrat e verës që na kujtuan pushimet edhe pse e kemi me vjeshtën tek pragu i derës.
Stili i Lorit bie në sy, me rrobat e banjos të linjës saj, shumë ngjyra në veshje e kombinime dhe frymëzimin për fotot që e ka marrë nga një bloggere e huaj.
“Vera 2021 në foto që nuk u postuan kurrë në kohë sepse po shijoja kohën (por më shumë se fiksohem me syrin e keq)”, shkroi ajo dhe kaq u desh që komentet të vërshonin.
Lori ka pranuar hapur se syrin e keq e paska ca frikë. Mbase e ka ndjerë mbi kurriz pas postimeve më të hershme.